Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Rama sot “u betua” se do të çojë opozitën për skrap.

Strazimiri shprehet se Rama ia ka vjedhur shprehjen ish-kryeministrit të Italisë Mateo Renzi, i cili pasi e përdori atë, u çua për skrap nga italianët. Ai thekson se edhe Rama do të ketë të njëjtin fat si Renzi e se shqiptarët do ta çojnë për skrap.

Statusi i Strazimirit:

“Betim” interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që “betohej” se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e “çuan për skrap” vetëm pak pasi kërcënoi me “rottamazione” lart e poshtë…

Ti vetëm zgjidh si e do “rottamazione-n”: si Renzi? Apo si Mussolini?…

E ofrojmë edhe “a domicilio” si shërbim kur vjen puna për “trima” si ti ?… Ti vetëm mbaj “Betimin”!!

Sinqerisht,

POPULLI

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb