Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi betimin e Donald Trump si president i Amerikës.

Hila theksoi se Trump i ngjan me Regan. Ai shtoi se Trump ka sfida të mëdha përpara. Sipas Hilës, Trump ka përballë një fuqi të madhe siç është Kina.

Dritan Hila: Trump më ngjason me Regan. Nuk di sesa do ia dalë që të kthejë epokën e artë, sepse Amerika e çdo vend është gjithmonë e më mirë, është dialektika e jetës. Donald Trump nuk e ka thënë se kur Amerika kishte periudhë të artë. Trump ka sfida të mëdha përpara. Donald Trump si Regani ka përballë një fuqi të madhe si Kina.

Ka një gjuhë me kolorit, bën një politikë jotipike. Reagan pati kënaqësinë që të shohë fundin e Bashkimit Sovbjetik, ndërsa Trump ka përballë një fuqi si Kina, që thuajse ka barazuar Amerikën sa i përket PPB. Të shohim sesi do përballojë sfidat.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb