Trajneri i Betis, Manuel Pellegrini, dha opinionin e tij para ndeshjes finale të Conference League ndaj Chelseat.

“Chelsea është i rrezikshëm në gjithçka. Ata janë favoritët. Jam dakord me Maresca (i cili u ankua për mungesën e kohës për t’u përgatitur për finalen), jo për këtë ndeshje, por në përgjithësi. Nuk do të jetë një justifikim apo alibi sepse jemi mësuar të luajmë çdo tre ditë gjatë gjithë sezonit, por është e vërtetë që do të ishte e drejtë të kishim të njëjtin numër ditësh pushimi”.

Në fund, trajneri fokusohet te plani i lojës për nesër: “Ajo që duhet të bëjmë është të jemi i njëjti ekip si gjithmonë, duhet të menaxhojmë mirë aspektin emocional sepse duke luajtur në kushte të barabarta mund të fitojmë. Megjithatë, nuk duhet të gabojmë për shkak të motivimit të tepruar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb