DURRES

 

Valbona Sako është betuar sot në detyrën e kryebashkiakes së Durrësit, duke zëvendësuar kështu Vangjush Dakon.

Po sot është konstituuar edhe Këshilli i ri Bashkiak, ku përfaqësuesit u zgjodhën pas zgjedhjeve të mbajtura në 30 qershor.

Në ceremoninë e mbajtur në Bashkinë e Durrësit ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kujtojmë se zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan pa pjesëmarrjen e partive opozitare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: