Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes së Shenjtë në Gaza.

Uebsajti amerikan Axios, duke cituar disa zyrtarë, raportoi acarimin e Uashingtonit: “Bibi po sillet si i çmendur. Ai po bombardon vazhdimisht gjithçka. Kjo mund të minojë atë që Trump po përpiqet të bëjë”.

Një zyrtar i dytë i lartë amerikan theksoi gjithashtu bombardimin e një kishe në Gaza këtë javë, gjë që e shtyu Presidentin Trump të telefononte Netanyahun dhe të kërkonte një shpjegim: “Ndjesia është se çdo ditë ka diçka të re. Çfarë dreqin?”

Një zyrtar i tretë amerikan deklaroi se “ka një skepticizëm në rritje brenda administratës Trump në lidhje me Netanyahun, idenë se gishti i tij në këmbëz është shumë i etur dhe se ai është shumë shkatërrues. Netanyahu ndonjëherë është si një fëmijë që nuk di si të sillet”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb