Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është duke ju nënshtruar terapisë me rrezatim për kancerin e prostates.

Kujtojmë se Biden u diagnostikua për herë të fundit në muajin maj.

“Si pjesë e planit të trajtimit për kancerin e prostatës, Presidenti Biden është aktualisht duke ndjekur terapi me rrezatim dhe trajtim hormonal,” tha një zëdhënës i tij.

Biden njoftoi në muajin maj se ishte diagnostikuar me kancer metastatik të prostatës. Sipas ekipit të tij mjekësor, sëmundja është agresive, por e ndjeshme ndaj hormoneve, që do të thotë se ka gjasa të reagojë mirë ndaj trajtimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb