Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden deklaroi se Putini nuk do të thyejë vendosmërinë e tyre. Në fund të samitit të G7 në qytetin japonez të Hiroshima, Biden vizitoi të premten një memorial për viktimat e bombës bërthamore të hedhur në qytet në fund të Luftës së Dytë Botërore. Biden tha se ky memorial ishte një “kujtues i fuqishëm i realitetit shkatërrues të luftës bërthamore”, duke shtuar se ai ndan mendimin e G7-ës.

Ai thotë se G7 ka rënë dakord se nuk po kërkon të “shkëputet nga Kina” – por po kërkon të “rrezikojë dhe diversifikojë marrëdhëniet tona me Kinën”. Duke iu drejtuar luftës së Ukrainës, Biden shtoi se: “Më në fund neve këtu në Hiroshima na bashkohet Presidenti Zelenskyy – dhe G7 rikonfirmoi angazhimin tonë të përbashkët dhe të palëkundur. Më lejoni ta them përsëri, përkushtimin tonë të përbashkët dhe të palëkundur për të qëndruar me popullin e guximshëm të Ukrainës, që mbrojnë veten kundër luftës brutale të agresionit të Rusisë dhe krimeve të luftës që po kryhen”.

Ai shtoi se së bashku me vendet e saj partnere, G7 “përsëriti nevojën për një paqe të drejtë që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, të dyja parimet thelbësore të Kartës së OKB-së”. Ai thotë se; “Vladimir Putin nuk do të thyejë vendosmërinë tonë” në mbështetjen e Ukrainës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb