Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga organizata.

Votimi në këshillin e sigurisë prej 15 anëtarësh ishte 12 pro, SHBA kundër dhe dy abstenime, Britania e Madhe dhe Zvicra.

Zyrtarët amerikanë kishin shpresuar se Uashingtoni mund të shmangte përdorimin e vetos.

Përpara votimit, diplomatët thanë se misioni amerikan ishte përpjekur të bindte një ose dy anëtarë të tjerë të këshillit që të abstenonin, por nuk ia kishin arritur.

Uashingtoni e justifikoi veton me faktin se njohja e një shteti palestinez duhej të ishte rezultat i negociatave në të gjitha aspektet, për të ndihmuar arritjen e një paqeje në Lindjen e Mesme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: