Zyrtarët nga Izraeli, Hamasi dhe Katari janë shprehur kundër optimizmit të presidentit amerikan Joe Biden se një marrëveshje për armëpushim në Gaza mund të arrihet deri në fund të kësaj jave, duke sugjeruar se palët janë ende larg ndërsa negociatorët punojnë për të siguruar një marrëveshje.

Biden tha të hënën se ai shpresonte se do të kishte një armëpushim në konfliktin Izrael-Hamas deri “të hënën e ardhshme”, teksa numri i të vdekurve në Gaza i afrohet 30,000.

Por një zyrtar izraelit i tha CNN të martën se Izraeli ishte “i befasuar që Biden dha si afat të hënën dhe se ai përdori fjalën armëpushim.

“Nuk e di se mbi çfarë baze e tha ai,” tha zyrtari izraelit të martën. Ai theksoi se Izraeli ishte gati të bënte një marrëveshje nën kushtet e duhura.

“Izraeli do të jetë gati të lirojë të burgosurit palestinezë edhe sot nëse plotësohen kushtet”, tha zyrtari.

Basem Naim, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, i tha CNN të martën se grupi nuk ishte në dijeni të ndonjë marrëveshjeje armëpushimi që mund të ndërmjetësohej të hënën e ardhshme. “Nuk ka asgjë konkrete,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb