Administrata amerikane e Joe Biden po ushtron presion ndaj aleatëve europianë që të tërhiqen nga planet për të sanksionuar Iranin për avancimin e tij në programin bërthamor.

Diplomatët amerikanë theksojnë faktin se, lëvizja e Joe biden vjen për faktin se kërkon të ulë tensionet me Iranin përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Në qendër të kritikave nga SHBA-ja janë përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe Francës për të censuruar Iranin në bordin e shteteve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë presion një numri vendesh të tjera që të abstenojnë në votimin kundër Iranit, duke thënë se kjo është ajo që do të bëjë Uashingtoni, thanë ata.

Diplomatët europianë janë të shqetësuar pasi mendojnë se SHBA-ja po përpiqet të minojë qasjen e tyre ndërsa kërkojnë të ndërmarrin veprime kundër Iranit. Megjithatë, kjo u mohua nga një zyrtar amerikan i cili tha se Uashingtoni është “i koordinuar fort” me partnerët e tij europianë përpara takimit të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, muajin e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: