Partizani sapo ka mbyllur një fushatë shitjesh të rëndësishme, nga të cilat ka arritur të “korrë” shifra të konsiderueshme parash, por duket se cikli i shitjeve të mëdha, sipas gjasave, nuk do të vazhdojë.

Në sezonet e fundit, te Partizani kanë arritur të fitojnë 4-5 milionë euro nga lojtarët e shitur, duke qenë klubi më i suksesshëm në Shqipëri në këtë aspekt. Tashmë, me siguri do të duhet të bëjnë një pauzë, nisur nga gjendja aktuale në ekip.

Partizani që mbylli sezonin, nuk është një skuadër nga e cila mund të gjesh lojtarë të rëndësishëm dhe që mund të shkëlqejnë në arena më të mëdha. Cilësia është aty në mesatare dhe duket e vështirë që të kuqtë në merkaton e verës të bëjnë shitje, për më tepër në një situatë kur para shitjeve, duhet të mendojnë me të patjetër për përmirësimin e skuadrës dhe rikthimin në nivele konkurruese, fillimisht në Ligën e Konferencës dhe më pas në Europë. Mbetet të shihet se si Partizani do ta kalojë këtë verë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb