MALIQ

Blegtorët në zonën e Maliqit po përballen me vështirësi për shkak të uljes së çmimit të qumështit nga përpunuesit.

Blegtorët pohojnë se baxhot e ulën këtë vit në 120 lekë çmimin për një litër qumësht nga 140 lekë që ishte një vit më parë për bagëtitë e imta, ndërsa sa i përket qumështit të lopës sot shitet 55 lekë/ litër.

Blegtorët thonë se ky sektor nuk mbështetet mjaftueshëm nga shteti, pasi vit pas viti çmimi i qumështit, prodhimi i i tij dhe pakësimi i numrit të krerëve të bagëtive të imëta sa vjen e ulet. Sipas tyre subvencionet nuk e mbështetin blegtorin shqiptar, ndërsa nga të dhënat rezulton se në tregun vendas është shtuar sasia e qumështit të importuar, duke lënë pas prodhimin vendas, çka çon në uljen e çmimit të qumështit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: