Suksesi ndaj Parma-s erdhi me kosto për Juve, me Spalletti-n që u detyrua të zëvendësonte Yildiz, por për fat të mirë, dëmtimi i tij rezultoi më pak i rendë se sa pritej. Fantazisti turk kërkoi zëvendësimin si pasojë e një shqetësimi muskulor duke krijuar përshtypjen se do të mungonte gjatë, një frikë e shtuar edhe pas fjalëve të Spallettit me këtë të fundit që theksoi se Yildiz ndjente dhimbje edhe kur ecte.

Ndryshe nga se pritej, sipas Corriere dello Sport, Yildiz i është nënshtruar thjeshtë një terapie që i mundëson të rikthehet shpejt në fushë.

Pavarësisht këtij fakti, turku do të humbas ndeshjet kundër Atalanta dhe Lazios, por do të jetë në fushë më 14 shkurt në ndeshjen kundër Inter.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb