Eksportet e vaksinave kundër COVID-19 që kompanitë kineze kanë prodhuar kanë rënë ndjeshëm në çerekun e parë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të përpiluara nga kompania e kërkimit të tregut Airfinity, numri i eksporteve përmes shitjeve dhe granteve të vaksinave që kompanitë kineze Sinopharm, Sinovac dhe CanSino kanë prodhuar, ka rënë me 83.8 për qind në çerekun e parë të vitit 2022 në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2021.

Në tetor, nëntor dhe dhjetor janë eksportuar gjithsej 614.2 milionë doza ndërsa në janar, shkurt dhe mars jashtë vendit janë dërguar 99 milionë doza.

Eksporti i vaksinave në nëntor të vitit 2021 ka arritur kulmin me 235.4 milionë doza ndërsa në mars 2022 ka rënë deri në 11.5 milionë doza.

Kompanitë kineze në këtë periudhë kanë humbur pozicionin e tyre si eksportuesi më i madh i vaksinave. Kompanitë amerikane Pfizer dhe Moderna si dhe AstraZeneca e partneritetit Britani-Suedi i kanë tejkaluar vaksinat me origjinë kineze.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, duke dërguar 223.3 milionë doza të vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në tremujorin e parë të vitit, Pfizer është furnizuesi më i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb