MALTË

Një shqiptar, i cili punonte në sektorin e ndërtimit në Maltë ka rënë nga një ndërtesë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Mediat vendase shkruajnë se i plagosuri shqiptar është rreth 46 vjeç, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

“Një burrë shqiptar pësoi lëndime të rënda këtë mëngjes pasi ra nga lartësia ndërsa punonte në një kantier ndërtimi në Siggiewi”- njofton policia malteze.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ndërsa policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb