TIRANE– Një 22-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e djeshme në fshatin Zall Dajt në kryeqytet.

Sipas policisë, rreth orës 20:40 është sjellë pa jetë nga i vëllai shtetasi me inicialet Xh.H, 22 vjeç.

Në dëshminë e tij vëllai i viktimës u shpreh se 22-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë kur ka rënë nga lartësia e një mali dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së të riut.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb