Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme në dalje të Liqenit të Viroit në Gjirokastër, duke përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre.
Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua rreth orës 17:14 për situatën. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën dy automjete zjarrfikëse, me dy grupe ndërhyrjeje.
Me mbërritjen në zonë, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përmasa të konsiderueshme dhe nisën menjëherë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Pas ndërhyrjes, zjarri është izoluar plotësisht. Një automjet zjarrfikës do të qëndrojë në zonë për monitorimin e situatës dhe për shuarjen e trungjeve dhe vatrave të mbetura aktive.

Nga flakët është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre.
