GREQI
Greqia ka regjistruar sot nën 3 mijë infektime nga COVID-19 duke shënuar dhe një rënie të shifrave. 2 mijë e 972 raste ka patur në 24 orët e fundit dhe vetëm 3 viktima.
Ndërkohë në spitale janë shtruar 161 pacientë të rinj. Greqia është një nga shumë vendet ku tashmë varianti Delta i COVID-19 është present dhe vendi fqinj i frikësohet rritjes së shifrave.
Gjithsesi Greqia tashmë është në sezon turistik dhe mijëra turistë e kanë zgjedhur për ta vizituar edhe pse në kushte pandemie.
(BalkanWeb)
