Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist pasditen e djeshme në aeroportin e Kabulit ka arritur në 170.

Mes të vdekurve janë edhe 13 amerikanë , anëtarë të ushtrisë dhe britanikë, ndërsa mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bidenm

Pavarësisht sulmit përsëri mijëra njerëz janë mbledhur në aeroport për të lënë Afganistanin.

Sulmi, i cili shkaktoi një alarm global, ka bërë që një numër shtetesh anëtare të NATO -s të ngrijnë operacionet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit.

E9uojocveakdnvm

Pas sulmit Shteti Islamik mori përgjegjësinë. Shteti Islamik i Khorasan u ngjit në vitin 2015, si rezultat i përhapjes së grupit ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: