TURQI- Turqia duhet të përballet edhe me dëmin ekonomik që la pas grushti i dështuar i shtetit në korrik të këtij viti. Ministri turk i Ekonomisë, Bulent Tufenkci, ka deklaruar vlerën reale të dëmit të shkaktuar nga puçi i 15 korrikut. Ai ka thënë se ky akt ka shkaktuar 90 miliardë euro dëme dhe anulimin e rezervimit të mijëra paketave turistike.

“Nëse llogarisim të gjithë avionët luftarakë, helikopterët, armët, bombat dhe godinat e dëmtuara, vlera arrin të paktën 300 miliardë lira (rreth 90 miliardë euro), sipas përllogaritjeve të para”, theksoi Bulent Tufenkci, duke përfshirë këtu edhe anulimet e porosive nga jashtë apo të paketave turistike.

Në mbrëmjen e 15 korrikut të këtij viti një grup ushtarakësh u përpoqën te përmbysnin qeverisjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Kjo mbeti në tentativë si përpjekje por la pas edhe një numër prej 271 personash të vrarë.

(i.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: