Partizani nuk humb një derbi kundër Tiranës prej plot 28 muajsh. Ndeshja e fundit kur Tirana fitonte kundër të kuqve daton më 2 tetor 2022, kur në krye të ekipeve ishin Xhovani Kolela dhe Orges Shehi.
Në atë ndeshje Redon Xhixha dhuronte një nga paraqitjet më të mira të karrierës dhe shënonte dy gola në një moment kur bardheblutë ishin me 10 lojtarë. Sfida mbyllej 0-2. Por që nga ajo ndeshje, të kuqtë kanë arritur të mbajnë zero kolonën e humbjeve.
Nga atëherë janë luajtur nëntë beteja, nga të cilat 4 janë mbyllur në barazim dhe 5 të tjera me fitoren e “demave”. Dy betejat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazime pa gola, me të kuqtë, që kërkojnë të vijojnë serinë e ndeshjeve pa humbje.
