Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka kaluar shifrën e 4,700 të vdekurve, sipas të dhënave të reja të publikuara nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez.

Sipas bilancit të fundit, të paktën 4,734 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16,740 të tjerë janë plagosur si pasojë e lëkundjeve sizmike me magnitudë 7.2 dhe 7.5.

Raporti bën të ditur gjithashtu se 17,907 persona kanë mbetur pa strehë, pasi shumë banesa dhe ndërtesa janë dëmtuar ose shembur nga tërmetet.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës për banorët e prekur, ndërsa bilanci i viktimave pritet të ndryshojë, pasi ekipet emergjente vazhdojnë verifikimin në zonat më të goditura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: