Pas Real Madrid, edhe Barcelona “lan duart” me Kupën e Mbretit. Ekipi i Xavi-t pësoi një humbje të rëndë, një disfatë 4-2 përballë Athletic Bilabo që konfirmon momentin e tyre negativ.

36 sekonda lojë i mjaftuan Bilbao-s për të kaluar në avantazh, një gol i shpejtë që futi menjëherë në presion Barcelonën. Pavarësisht këtij detaji, blaugranët reaguan fuqishëm në pjesën e parë duke shënuar dy gola të shpejtë, fillimisht Lewandowski në minutën e 26-të barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në të 32-tën Lamine Yamal realizoi një gol të bukur përmbysur rezultatin.

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën, Bilabao e nisi menjëherë me gol duke barazuar shifrat në 2-2. Lamine Yamal kishte shansin të shënonte golin e tretë, por shpërdoroi një shans të artë me portën e boshatisur duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë. Në shtesë, Bilbao “çmontoi” Barçën fal vëllezërve Williams. Në minutën e 105, Inaki, i sapo rikthyer nga Kupa e Afrikës realizoi golin e tretë pasi goditi fillimisht shtyllën. Për të mbyllur llogaritë me ekipin bluagrana mendoi vëllai i tij, Nico i cili me një ekzekutim shumë të bukur sigloi shifrat në 4-2 duke i dhuruar Bilbaos një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Ky eliminim nga Kupa trazon edhe një herë trajnerin Xavi:

Bilbao
Bilbao

“A ndihem i rrezikuar? Unë luaj me djem të rinj, jemi një ekip në ndërtim, kemi një grup të limituar. Jemi në fillim të një projekti të rëndësishëm, jam apo jo unë trajneri. Kur nuk fiton është e qartë që në shënjestër përfundon trajneri”, u shpreh Xavi.

Kalon me tej edhe Maiorca e Vedad Muriqit, me këta të fundit që mposhtën surprizën e madhe të këtij sezonin, Girona-n me rezultatin 3-2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb