Dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, Sherif Bundo i ftuar në LOG.” tha se bashkëpunimi i këtij universiteti me prestigjiozen London School of Economics (LSE), ka ardhur pas vlerësimit që ata bënë pasi LSE nuk fton këdo, nuk zgjedh këdo dhe nuk instalohet dhe nuk vendos si qendër të ekselencës së vet në Shqipëri këdo universitet tjetër.

“Këtu s’ka vend për xhelozi por të flasësh me objektivizëm. Tek universiteti “Luarasi” ka një sërë faktorësh si stafi akademik të nivelit të pranueshëm për LSE, programet i ka të mirë dhe studentët i kemi të mirë”, tha dekani Sherif Bundo.

Sherif Bundo: London school of economics ka filtra të fortë, është një shkollë që ka kriteret e veta të vlerësimit, nuk fton këdo, nuk zgjedh këdo dhe nuk instalohet dhe nuk vendos si qendër të ekselencës së vet në Shqipëri këdo universitet tjetër.

Këtu ska vend për xhelozi por të flasësh me objektivizëm. Tek universiteti “Luarasi” ka një sërë faktorësh si stafi akademik të nivelit të pranueshëm për LSE, programet i ka të mirë dhe studentët i kemi të mirë.

Jemi të vlerësuar institucionalisht nga të gjitha strukturat e arsimit të lartë shqiptar me notën më të mirë të mundshme, të akredituar me periudhat maksimale të mundshme dhe LSE nuk kishte ku të gjente një qendër më të mirë se “Luarasi”.  Gjej në këtë universitet të njëjtët faktorë dhe ndjehem po aq mirë sa në një universitet francez ku punoj.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb