Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pulë (rreth 1 kg)
1 qepë e madhe
320 gr oriz Teuta
1 koncentrat pule Gallina Blanca
Kripë, piper i zi
½ lç piper i kuq
3 lgj vaj ulliri Olitalia
1 lgj gjalpë

Pastrojmë dhe presim pulën në copa, e lajmë dhe e thajmë më pas dhe e vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri Olitalia (1 lgj) dhe e kaurdisim për pak. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë e mbulojmë me ujë dhe e lemë të ziejë për 15-20 minuta duke shtuar në të ½ lç kripë.

Ndërkohë në një tenxhere të cekët shtojmë 2 lugë vaj ulliri Olitalia dhe qepën të grirë hollë. E kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet mirë, shtojmë në të orizin dhe vazhdojmë t’i kaurdisim së bashku për 3-4 minuta. Shtojmë pak piper të zi, piper të kuq, lëngun e pulës (fillimisht ½), 1 lugë gjalpë, 1 koncetrat pule Avecrem Gallina Blanca. I përziejmë derisa gjalpi dhe dado të shkrijnë. Vendosim copat e pulës, shtojmë lëngun e mbetur dhe e vendosim tavën me birjan në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
(er.cu/vila/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: