Birra Korca – Mundesi Punesimi

Shoqëria “Birra Korca” sh.p.k kërkon të punësojë një person në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
• Të ketë përfunduar studimet universitare, preferohet në fushën e ekonomisë;
• Të ketë minimumi 10 vjet eksperiencë në menaxhim, në kompani apo grup kompanish me xhiro të lartë;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
• Integritet i lartë; aftësi të shkëlqyera ndërpersonale;
• Aftësi të mira negociuese, organizative, planifikimi, analitike dhe raportuese;
• Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit tatimor shqiptar;
• Të ketë aftësi vendim-marrëse;
• Të ketë iniciativë për të sugjeruar proçese optimizuese dhe innovative në shërbim të efektivitetit të punës dhe planit të biznesit të kompanisë;
• Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën e e-mail: [email protected], dokumentacionin e mëposhtëm:
Curriculum Vitae;
Fotokopje e Diplomës dhe listës së notave;
Dëshmi të kualifikimeve të tjera;
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
Letër Interesi për pozicionin e lirë të punës.