Fabrika e Birra Korça është e përkushtuar jo vetëm në prodhimin e birrës me cilësi, por edhe në përcjelljen e dijes dhe pasionit për këtë traditë tek të rinjtë.
Si pjesë e kontributit për shoqërinë, fabrika hapi dyert për disa të rinj të apasionuar, duke u dhënë atyre mundësinë të përfitojnë njohuri të vyera mbi botën e birrës artizanale.
Qëllimi afatgjatë i kompanisë është të ruajë dhe të përcjellë tek të rinjtë njohuri mbi lëndët e para, procesin e prodhimit, teknikat e birrës së hapur dhe krijimtarinë në dizajnin e paketimit.
Tradita e shkëlqyer e prodhimit të birrës duhet të përcillet dhe forcohet tek brezi i ri, për të garantuar vazhdimësinë e suksesit dhe per te kontribuar në rritjen profesionale dhe krijuese të të rinjëve.
(BalkanWeb)
