Për gati një shekull, Birra Korça ka qenë simbol i traditës, cilësisë dhe krenarisë shqiptare. E prodhuar me pasion në qytetin e bukur të Korçës dhe e shitur në gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, kjo birrë ikonike tashmë po shkruan një kapitull të ri suksesi, në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke kombinuar traditën, me teknologjinë moderne dhe standardet ndërkombëtare, çdo shishe përmban përkushtimin e mjeshtrave të birrës dhe recetën autentike që ka fituar zemrat e brezave. Shija e saj e balancuar, freskia natyrale dhe aroma karakteristike e bëjnë një përvojë të veçantë për çdo konsumator.
Sot, Birra Korça nuk është vetëm birra më e dashur në Shqipëri, ajo po bëhet zgjedhja e preferuar edhe për tregun në SHBA, si dhe për të gjithë ata që kërkojnë një birrë evropiane me histori dhe karakter.
Me rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zgjerimin e rrjetit të shpërndarjes, kompania synon të forcojë praninë në tregun amerikan, duke sjellë më pranë konsumatorëve një shije autentike ballkanike që bashkon traditën me inovacionin.
Një shije që flet shqip. Një cilësi që vlerësohet kudo.
Birra Korça, një shije që bashkon breza, tani edhe në SHBA!
