Birra “Tirana” dominon industrinë vendase të birrës pasi distributorët i besojnë vetëm asaj. Birra “Tirana” vijon firmosjen e kontratave me disa nga distributorët më të fuqishëm në vend, të cilët kërkojnë një sasi të konsiderueshme për të mbuluar tregun vendas pasi kërkesa për birrën ikonë të kryeqytetit është e lartë!

Firmosja e kontratave të reja u krye mes përfaqësuesve të birrës “Tirana” dhe distributorëve kryesorë dhe ekskluzivë, të cilët furnizojnë tregun në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe në qytetin e Korçës.

Marrëveshja parashikon shpërndarje si kurrë më parë të birra “Tiranës” dhe zgjerim të hartës së mbulimit edhe me produkte të reja të kësaj birre. Luan Bregasi, kryetar i këshillit mbikëqyrës së birra “Tirana”, shprehet se ambiciet janë si kurrë më parë për t’u rritur dyfish me tepër se viti i kaluar.

“Ka filluar një epokë e re për birrën “Tirana”, ka filluar një marrëdhënië e re me ambicie shumë të mëdha, me produkte më cilësore, me një treg më të fuqishëm. Ne tentojmë sivjet të rritemi me dyfishin e kapacitetit të vitit të kaluar. Birra Tirana është një emër i madh në treg, eshte histori e madhe. Ajo ka vite që konkuron në treg dhe në jemi besimplotë që me këta tregtare që nënshkruan sot marrëveshjet e shitjeve birra “Tirana” do te kete suksesin e radhes”, -u shpreh Luan Bregasi, kryetar i këshillit mbikëqyrës birra “Tirana”.

Një ndër distributorët Faslli Smakaj shprehet pasi nënshkroi kontratën se birrën “Tirana” të gjithë e kërkojnë pasi është identitet i shqiptarëve dhe pasuri kombëtare.

“Unë e konsideroj pasuri kombëtare këtë fabrikë. Këtë pasuri ta ruajmë dhe ta çojmë në vendin që i takon. Është identitet. Është identitet i shqiptarëve birra. Kam besim të plotë” – u shpreh Faslli Smakaj, distributor në qytetin e Shkodrës.

Birra “Tirana” ky emër i madh në tregun shqiptar falë investimeve të reja të bëra në shoqëri nga aksionerët e saj, ka përmirësuar ndjeshëm teknologjinë e prodhimit dhe mënyrën e manaxhimit të saj, duke e shndërruar në një model të manaxhimit dhe të zhvillimit të biznesit.

Birra “Tirana” si rezultat i përmirësimit që i është bërë cilësisë së saj në bashkëpunim me specialistët Brumaster më të mirë gjermanë, shumë shpejt do të shndërrohet në një brand jo vetëm shqiptar por edhe mbarëkombëtar. Marka birra “Tirana” do të jetë krenaria e çdo shqiptari kudo ku ata jetojnë e punojnë.

Gjatë muajit korrik të këtij viti me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Birra “Tirana” do të organizohet festa më e madhe që ka parë kryeqyteti në 100 vitet e tij. Drejtuesit e Birra “Tirana” thonë se festa e Birrës do të jetë traditë e kryeqytetit që do të mbledhi qindra mijëra njerëz. Tradita e Festës së Birra Tirana do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb