Deklarata të forta ka bërë sot Natasha e Tik-Toku-t, e cila është përballur sot me ish-nusen e djalit në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Përballë autores dhe moderatores së emisionit, Evis Ahmeti, Natasha lëshoi akuza për prokurorin dhe gjyqtaren e çështjes, madje dhe për psikologen e çështjes, duke i cilësuar të korruptuar.
Ajo bëri thirrje SPAK që të hetojë. Mes të tjerash Natasha tregoi dhe se kur kishte folur për herë të fundit me nipin e saj.
“Që në 17 dhjetor kam folur për herë të fundit me nipin. E kam kërkuar kudo, në sociale, me letra. Duhet ta takojmë 2 herë në muaj. Përmbaruesi tha; të vijë ta marr babai, duke e ditur se ku është ai (Në burg). Dua të di mbi gjendjen shëndetësore dhe mendore të asaj nënës”, tha ajo.
Ndërkohë Natasha ka lëshuar akuza të forta edhe në lidhje me prokurorin e çështjes.
“Shkatërrojnë atë fëmijë 10 vjeç që ishte ekselent, thonë ishalla vdes ajo plaka në paraburgim, shkatërro të atin dhe të fitojë mamaja një fëmijë jetim. Është shkatërruar nipi im që ishte ekselent.
E kanë mbajtur shokët në oborrin e shkollës që mos të mërzitet, sepse e vërteta është që një muaj mbajtën prangat tona në media, prokurori tentoi të shpëtonte veten, por kjo nuk ndodh. I bëj thirrje SPAK të merret me këta që mos të na humbë besimi në drejtësi. Hiqini more”, u shpreh ajo.
