Pjesëmarrja e Kinës në bisedimet e paqes në Arabinë Saudite tregon se ajo nuk e mbështet Rusisë dhe përkundrazi kërkon të bashkëpunojë për paqen, ka thënë Samuel Ramani, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithashtu Samuel Ramani, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, tha për Sky News se pjesëmarrja e Kinës në bisedimet e paqes ishte ende një surprizë.

“Kjo është Kina që përpiqet të tregojë se nuk po e mbështet agresionin e Rusisë, por është në anën e paqes,” tha ai.

Ndonëse bisedimet përfunduan pa një plan konkret për hapat e ardhshëm, por vendet pjesëmarrëse komentohet se ndërtojnë “bazë të përbashkët që do të hapë rrugën për paqen”, sipas një deklarate të Arabisë Saudite.

Ukraina i quajti bisedimet “produktive”, ndërsa Rusia i cilësoi ato si “të dënuara” dhe pa rezultat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: