Anulohet takimi mes të dërguarit të presidentit të SHBA-së Donald Trump Steven Witkoff, Jared Kushner dhe presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenskyy.
Sipas mediave ndërkombëtare, takimi nuk do të zhvillohet. Ndërsa presidenti Zelensky po kthehet në Ukrainës.
Vitkov dhe Kushner do të diskutonin me Zelenskyn lidhur me rezultatet e bisedimeve me presidentin rus.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk arritën “asnjë kompromis” pas gati pesë orësh bisedimesh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, pavarësisht se i quajti diskutimet “shumë të dobishme dhe thelbësore”.
