Greqia nuk ka arritur sërish marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë për të shmangur falimentimin e vendit. Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka rinisur bisedimet urgjente me kreditorë e huaj, në përpjekje për të shpëtuar vendin nga falimentimi. Nga bisedimet në Bruksel nuk u arrit në një marrëveshje, e cila do ta nxirrte Greqinë nga kriza ekonomike. Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se është i bindur se do të arrihet kompromisi dhe Greqia do ta kaloje krizën.
Ndërsa kancelarja Merkel ka thënë se në disa pika duket sikur është shkuar pas.
“Ende nuk e kemi bërë përparimin e nevojshëm. Në disa pika, më duket se jemi duke shkuar prapa”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Bruksel.
Një tjetër takim parashikohet te mbahet ditën e shtunë. Negociatorët grekë nuk ranë dakord për reformat që liderët e Bashkimit Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë i kërkuan Athinës të ndërmarrë. Greqia ka afat deri më 30 qershor që t’i paguaj borxhin prej 1.5 miliardë eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të kundërtën shteti falimenton dhe rrezikon që të dalë nga eurozona.
(m.k/BalkanWeb)
