Zyrtarët ukrainas dhe rusë që morën pjesë në bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll sot ranë dakord në parim të takohen përsëri për negociata që synojnë arritjen e një armëpushimi, njoftoi ministri i jashtëm turk Hakan Fidan.
Fidan, i cili kryesoi bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas, tha në një postim në Platformën X se të dyja palët ranë dakord të shkëmbejnë nga 1,000 të burgosur lufte secila, në një veprim që është pjesë e masave të ndërtimit të besimit.
Bugün, dünya barışı için önemli bir gündü.
Yoğun diplomatik çabalar sonucunda, Rusya ve Ukrayna heyetleri İstanbul’da, Türkiye’nin kolaylaştırıcılığında bir görüşme gerçekleştirdiler.
Toplantının neticesinde, güven artırıcı bir önlem olarak her iki ülkeden biner kişinin… pic.twitter.com/7QFnMxjJqE— Hakan Fidan (@HakanFidan) May 16, 2025
Sipas ministrit turk, të dyja palët do t’i paraqesin me shkrim njëra-tjetrës kushtet e tyre për armëpushim.
(BalkanWeb)