Takimi i planifikuar për këtë javë midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, është pezulluar përkohësisht, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Nuk janë dhënë ende arsye zyrtare për shtyrjen e bisedimeve, megjithatë një burim i afërt me çështjen tha për CNN se vendimi vjen pas mospajtimeve të thella midis dy diplomatëve në lidhje me përfundimin e mundshëm të pushtimit rus në Ukrainë.

Burimi theksoi se Rubio dhe Lavrov kanë pritshmëri shumë të ndryshme për mënyrën se si duhet të përfundojë konflikti, me SHBA-në që vazhdon të kërkojë një tërheqje të plotë të trupave ruse dhe një proces të mbikëqyrur ndërkombëtarisht për paqen, ndërsa Moska, sipas të gjitha gjasave, kërkon konsolidimin e kontrollit mbi territoret e aneksuara.

As Departamenti i Shtetit dhe as Ministria e Jashtme ruse nuk kanë komentuar zyrtarisht për shtyrjen, ndërsa nuk është e qartë nëse takimi do të riplanifikohet në një datë të mëvonshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb