Qeveria gjermane mendon se Rusia duhet të jetë e para që duhet të ndërmarrë një hap drejt arritjes së paqes në Ukrainë, tha kancelari Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin letonez Krisjanis Karins në Berlin ditën e sotme.

Scholz theksoi se ishte “e qartë” për të se Rusia kishte sulmuar Ukrainën dhe se Rusia ishte vendi që “duhet të bëjë diçka” për të bërë të mundur paqen mes vendeve, ndërsa shtoi se ai do të donte të shihte tërheqjen e trupave ruse si një hap fillestar.

“Në rast të një sulmi, ne së bashku do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të aleancës,” tha Scholz. Sakaq, ai siguroi se Perëndimi do të vazhdojë “të mbështesë Ukrainën aq sa është e nevojshme” në konfliktin e armatosur me Moskën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: