Rusia ka reaguar për bisedimet që do të zhvillohen sot, në Arabinë Saudite me SHBA-në për paqen në Ukrainë.

Shefi  i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, Kirill Dmitriv ka deklaruar se shpreson që SHBA të dëgjojë qëndrimet e tyre në tryezën e bisedimeve.

“Shpresoj që zyrtarët amerikanë të dëgjojnë dhe qëndrimet e Rusisë, pasi kjo mund të sjellë dhe zgjidhjen e shumë problemeve së bashku.” tha Dmitriv

Ai ka luajtur një rol në kontaktet e hershme midis Moskës dhe Uashingtonit, gjatë mandatit të parë të Donald Trump si president.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka theksuar gjithashtu se fillimi i bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Riad, nuk do të ketë ndikim në bashkëpunimin e Moskës me Teheranin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb