Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner.

Kjo bisedë telefonike mes tyre, vjen para se të mbahet raundi i radhës i negociatave midis Moskës, Kievit dhe Uashingtonit. Ky takim është planifikuar për javën e ardhshme në Gjenevë.

“Pata një bisedë me të dërguarit e Presidentit Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përpara bisedimeve trepalëshe në Gjenevë. Presim takime vërtet produktive”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: