Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan në fjalën e tij mbajtur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian kërkoi një qëndrim më kritik ndaj konflikteve në botë.

Erdogan tha se Evropa duhet të jetë më kritike që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë.

“Gjithsecili po kontribuon për një zgjidhje. Inkurajimi i palëve pa imponuar asgjë është e rëndësishme sa i takon një paqeje të drejtë.

Kam pasur takime më vetë me Trump, Putin e Zelenskyn. Macron e Melonin. Zelensky ishte dje në Ankara, pas takimit me të vendosi të nisë bisedimet teknike që prej marsit 2022, një dritare e rëndësishme mundësie për të ndalur gjakderdhjen. Nuk duhet humbur. Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në këtë proces” tha Erdogan.

Presidenti turk përmendi dhe konfliktin në Gaza ku sipas tij, po përjetohet një katastrofë e pashembullt humanitare.

“Çdo ditë dhjetëra të pafajshëm masakrohem. T’i themi ndal kësaj. Qëndrimi i pakompromis agresiv dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin. Presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza. Më shumë se 2 mln po vuajnë urinë dhe komuniteti ndërkombëtar s’ka marrë asnjë veprim.

Nuk keni asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor përveç një armëpushimi të përhershëm të mobilizojmë dhënien e ndihmave. Objektivi, zbatimi i zgjidhjes me dy shtete si e vetmja e zgjidhje e qëndrueshme.

Me përfundimin e një konflikti në Siri, një kapitull i ri është çelur. Me vendimin e Trump, ka treguar sesa rëndësi i jep stabilitetit rajonal. Shpresoj që ky vendim të shërbejë edhe për vendet e tjera. Kjo mbështetje do të ketë po ashtu një efekt përshpejtues për kthimin vullnetar, dinjitoz e serioz të sirianëve jashtë vendit.”, tha Erdogan.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb