Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të takohen në Londër të hënën më 9 qershor për bisedime të mëtejshme tregtare. Lajmi është publikuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump në Truth Social.
”Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga sekretari i Thesarit Scott Bessent, sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Trump kishte rënë dakord për raundin e ri të bisedimeve gjatë një telefonate me Presidentin Kinez Xi Jinping të enjten, megjithëse ora dhe vendi i saktë i takimit nuk ishin përcaktuar fillimisht.
Ai tha se diskutimet do të përqendrohen në detajet e një marrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Pas telefonatës midis dy udhëheqësve, Kina u shpreh më me kujdes, duke i kërkuar SHBA-së t’i përmbahet marrëveshjeve të ndërsjella të marrëveshjes.
Pekini deklaroi se pala kineze e kishte zbatuar marrëveshjen me seriozitet.
(BalkanWeb)
