Në emisionin “Vila24” ditën e sotme ishte e ftuar ekspertja e marketingut dhe rrjetet sociale Florina Gjika e cila diskutoi për disa sekrete se si bizneset e ndryshme mund të fitojnë nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale.
Gjika tha se rrjetet sociale janë shumë të përdorura dhe se funksionojnë njësoj si dyqanet në terren. Më tej ajo shtoi se publiku ka zgjedhur promovimin e bizneseve të tyre duke ditur se audienca është më e lartë.
“Edhe rrjetet sociale funksionojnë njësoj për shitjet si në dyqanet në terren.Platformat sociale ndihmon për promovimin e bizneseve dhe ata na komunikojnë për të bashkëpunuar me ne. Ato që unë do sugjeroja, është që ne duhet të jemi shumë origjinal. Konkretisht platformat sociale janë shumë të avancuara dhe personat që e zgjedhin promovimin e biznesit të tyre e dinë se audienca e tyre është më e lartë. Mund të them se platforma më e klikuar është Tik-Toku. Mund të shtoj se shitjet dhe provovimi i bizneseve janë bërë edhe në rrjetin social instagram”, tha ajo.
Ekspertja e marketingut theksoi se bizneset duhet të krijojnë strategji për të afruar audiencën.
“Angazhimi i njerëzve është rritur ndjeshëm edhe në klikimin e videove. Për një video që të klikohet më shumë është edhe vendosja e një titulli i cili do të godasë tek lexuesi. E njëjti trend funksionon edhe në youtube. Bizneset mund të krijojnë një strategji për të afruar audiencën sa më shumë.Në rrjete sociale kam zgjedhur të transmetoj zërin dhe jo figurën”, përfundoi Gjika
(BalkanWeb)
