Avokati Erjon Kanxheri deklaroi në “Studio 24” se për bizneset që vetëdeklarojnë të gjitha bilancet e tyre, organi tatimor në shumë raste krijon problematika, të cilat nuk zgjidhen dot me ankimime pasi, punonjësit që i shqyrtojnë janë struktura shtetërore.
Kanxheri tha se apelimi tatimor është një procedurë që kërkon të paguash detyrimin, pra nëse organi tatimor kërkon të penalizojë biznesin ngre detyrimin shumë të lartë.
“Këta janë punonjës shtëterorë, pra një gjobë që e nxjerr drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj shkon dhe ankohet në një institucion që përbëhet nga tatimpagues të një niveli tjetër, Financat apo organe shtetërore. Pra kontrollojnë vetëveten dhe është e pamundur”, tha avokat Erjon Kanxheri.
Erjon Kanxheri: Këtu diskutimet nuk bëhen për biznese me 2 bilance, por ato me një bilanc. Se ai me 2 bilance që e ka shkelur atë shteti e mbyll kur të dojë. Këtu çështja është çfarë ndodh me një biznes që ka një pasqyrë financiare, ka deklaruar të gjitha të hyrat dhe të dalat në biznes dhe e vetëdeklaron. Por nuk e dimë si e merr Tatimorja vetëdeklarimin se nëse ai e merr si të dojë, shkoni merrni tek avokati i Tatim paguesit një statistikë, sa raste ka mbajtur qëndrime kundër Tatimorëve, zero raste.
Apelimi tatimor është një procedurë që kërkon të paguash detyrimin, pra nëse organi tatimor kërkon të penalizojë biznesin ngre detyrimin shumë të lartë.
Këta janë punonjës shtëteror, pra një gjobë që e nxjerr drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj shkon dhe ankohet në një institucion që përbëhet nga tatimpagues të një niveli tjetër, Financat apo organe shtetërore. Pra kontrollojnë vetëveten dhe është e pamundur.
