Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenët e dosjes “Veliaj”.

Gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi sot të lërë në fuqi masën e shkallës së parë për sipërmarrësit Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha.

Biznesmenët akuzohen nga SPAK për korrupsion. Sipas SPAK, sipërmarrësit i kishin lidhur ngushtësisht interesat me kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe fondet publike që ky i fundit dyshohet se ua shpërndante atyre. Prokuroria e Posaçme thotë se fonde publike të cilat pasi dilnin nga arka e Bashkisë Tiranë kalonin nëpër disa duar subjektesh tregtare apo OJF-sh të lidhura me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe përfundonin në formën e përfitimeve të parregullta te vetë çifti i bashkëshortëve, si qytetarët nr. 1 të kryeqytetit.

Biznesmenët nën hetim

Shkëlqim Fusha (Detyrim paraqitje)
Meriman Palushi (Detyrim paraqitje)
Gentian Sula (Detyrim paraqitje)
Fatmir Bektashi  (Detyrim paraqitje)

Sokol Kryeziu (Detyrim paraqitje)

Elman Abule (Arrest shtëpie, vendimi i Apelit sot)

Në masën e sigurisë detyrim paraqitje është lënë edhe biznesmeni tjetër, Sokol Kryeziu.

Ndërsa, Elman Abule, sipas SPAK rezulton në qendër të skemës së pastrimit të parave dhe firmosjes së faturave fiktive për llogari të kompanive të Ajola Xoxës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb