Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërcënimet mafioze që ka marrë gazetari Almer Toska nga biznesmeni Juljan Morina. ‘Dënoj me forcën më të madhe kërcënimet mafioze që ka marrë gazetari Almer Toska’, shprehet Bardhi. Ai i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë mesazhet kërcënuese në drejtim të gazetarit.

95754929 78af 4d56 97f2 B92b095c4b7e
95754929 78af 4d56 97f2 B92b095c4b7e

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD GAZMENT BARDHI

Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska.

I bëj thirrje urgjente prokurorisë të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndjehen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: