Bjellorusia po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, pas një periudhe afrimi me SHBA-në gjatë muajve të fundit.

Sipas burimeve, një diplomat i lartë bjellorus ka zhvilluar takime me homologët e tij evropianë, pas ftesave që janë dërguar nga Minsku muajin e kaluar.
Kjo lëvizje u interpretua nga diplomatët evropianë si një përpjekje për të thyer izolimin ndërkombëtar të Bjellorusisë, në vijim të ngrohjes së marrëdhënieve me administratën amerikane të Donald Trump.

Zyrtarët e lartë bjellorusë vazhdojnë të konsiderohen kryesisht “persona non grata” në Bashkimin Evropian, që prej vendosjes së sanksioneve pas shtypjes së dhunshme të protestave të opozitës pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2020. Këto sanksione janë forcuar edhe më tej pas mbështetjes që Minsku i dha pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Megjithatë, të paktën një diplomat evropian ka konfirmuar se ka pasur së fundmi një takim me Yuri Ambrazevich, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Bjellorusisë, i cili në mars u emërua ambasador i vendit në Vatikan, me një mision të qartë: të afrohet me vendet evropiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: