Gazetarja Klodiana Lala, gjatë emisionit “Studio 24”, u shpreh se falë kontrolleve të kryera në telefonat e shumtë që dispononte ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, u zbuluan aferat e korrupsionit të zv/kryeministres Belinda Balluku, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.

Lala tha se këto informacione çuan prokurorët e SPAK të kryejnë kontrolle në disa banesa e zyra të biznesmenëve të përfshirë në tenderat publikë të ministrisë së infrastrukturës, një prej të cilëve Arbër Abazi, që ka lidhje nepotike me Ballukun.

Klodiana Lala: ndoshta nuk do të kishim cështjen Balluku nëse telefonat e Evis Berberit nuk do të gjendeshin në banesë. Një blacbarry, iPhon e Samsung nxorrën të dhëna për njerëz të rëndëishëm. Sot kemi Benet Becin, Belinda Ballukun të pandehur, fakti që po vijojnë me intesitet kontrollet tek biznesmenë të ndryshëm, tek Salillari, tek 2T e Sakovëe, kontrolle tek Arbër Abazi, një person që jo vetëm ka fituar tendera por bashkëjeton me një të afërme të Ballukut, nepotizëm dhe konflikt interesi, më përpara ishte Gjoka e Shtufi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb