VLORË- Dy vëllezër, 27 dhe 28 vjeç janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hedhur në treg kartmonedha false duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte të ndryshme në Vlorë.
Gjatë operacioni “Fake cash”, janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara dhe 4 celularë.
Autoritetet vijojnë punën për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre 24-vjeç banues në Tiranë.
Strukturat e DVP Vlorë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
