Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti mesa duket mbështet kandidatin republikan për president në SHBA, Donald Trump. Bleona ka realizuar një fotografi me miliarderin, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Por mesa duket fansave nuk iu ka pëlqyer dhe kanë kritikuar këngëtaren shqiptare. Komentuesit shprehen se Donald Trump është racist, kundër emigrantëve dhe myslimanëve.

‘’80% jon mysliman në Shqipëri e ti je për donald trump? Aj osht kundër muslimanve, turp te qoft bleona!’’- shkruan një nga fansat, ndërsa një tjetër shkruan ‘’ Mirë bën që e mban me të mira se po fitoi të fut shkelmin për Albania’’.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: