Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Blero Muharremi, vetëm pak kohë më parë kurorëzoi martesën e tij të tretë dhe shumë shpejt është mësuar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të emisionit ‘Prive’, të cilat kanë zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije. Sipas të njëjtave burime, çifti pritet të bëhen prindër të një djali, duke shtuar kështu një kapitull të ri në jetën familjare të artistit. Kjo vjen vetëm pak muaj pasi Blero kurorëzoi dashurinë me Eronitën, duke nisur një etapë të re pas dy martesave të mëparshme me Afrona Dika dhe aktoren Teuta Krasniqi.
Për momentin, vetë këngëtari nuk ka reaguar publikisht lidhur me lajmin, por nëse konfirmohet, familja e tij pritet të zgjerohet shumë shpejt me ardhjen në jetë të një djali.
