Përplasja me Shqipërinë në sfidën parë të Grupit A të eliminatoreve të Europianit, i ka detyruar zviceranët të rrëmojnë më shumë në kulturën shqiptare, ose më saktë të analizojnë prejardhjen e emrave të futbollistëve me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën.

“Blick” përpiqet t’u shpjegojë tifozëve helvetë se cila është domethënia e emrave të Behramit, Shaqirit, Xhakës, Dzemailit apo Mehmedit. Valon, shpjegon “Blick” ka të bëjë me fjalën valë apo impuls. Në shqip lidhet fluturim, rrëmbim, pra ka konotacion patriotik.

Në serinë e emrave patriotikë është edhe ai i Gjerdan Shaqirit. Gjerdani është mbajtësja e fishekëve të armëve të luftëtarëve. Në këtë rast, zviceranët shpresojnë se Shaqiri ta ketë mbushur fishekë gjerdanin e tij në sfidën me kuqezinjtë.

Më paqësor, sipas “Blick”, është emri i Dzemailit. Blerim do të thotë lulëzim. Dëshira e tifozëve të Zvicrës është që Dzemaili të lulëzojë në Europian, si në ndeshjet e fundit miqësore. Emri i Granit Xhakës ka të njëjtin kuptim si në shqip ashtu edhe në gjermanisht. Është emri i një shkëmbi të fortë, që simbolizon fuqinë dhe paprekshmërinë.

Por jo të gjithë emrat e shqiptarëve, shpjegon “Blick”, lidhen me forcën apo trimërinë. Admir apo Burim, janë emra që shprehin gëzim, hare. Zviceranët shpresojnë që anën patriotike lojtarët kuqezi ta shfaqin jo në sfidën e parë me Zvicrën, por me Francën dhe Rumaninë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb